Zaev: Marshi qytetar më 11 tetor, Lufta vazhdon, zëri fiton!

“Lufta vazhdon – zëri fiton! Kjo moto  na bashkoi ne iniciatorët e Marshit qytetar, për  të cilin jemi këtu sot që ta njoftojmë. Vera Bunteska, Zllatko Origjanski, Tomçe Kezharovski, Irena Ristiq, Beni Shaqiri, Atanas Kostovski Vlatko Vasil dhe unë, ju ftojmë të merrni pjesë në Marshin qytetar  më 11 tetor, të gjithë së bashku të dërgojmë një mesazh të fortë të lirisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai porositi se, veprimi qytetar vazhdon dhe se sipas tij, qytetarët e bënë një bashkim për t’ia kthyer jetën dhe lirinë vetes.

“11 tetori është një simbol i luftës për liri, i kundërshtimit qytetar, i kryengritjes së popullit, i fitores. Për këtë arsye marshi ndodh më 11 tetor. Ne vërtetojmë vendosmërinë tonë për të luftuar për një jetë dinjitoze në vendin tonë. Do të marshojmë për të luftuar varfërinë, për paga më të larta, vende pune, për të rinjtë që duan të jetojnë në vendin e tyre të lindjes. Do të marshojmë për drejtësi, barazi, do të marshojmë për zërin e qytetarëve. Sot, pas 75 vitesh nga themelimi i radhëve të partizanëve, arma jonë është zëri ynë. Është  zëri që  thotë  PO jetës në Maqedoni dhe  zëri që i thotë JO regjimit”, tha Zaev, duke i ftuar të gjithë, individët, shoqatat, komunitetet, partitë demokratike politike, “të kaltra, të larme, të kuqe, të qytetit, nga fshati për t’u bashkëngjitur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button