FRODEM: Ku i mori paratë VMRO – DPMNE-ja për ekskursionin në SHBA?

Partia FRODEM kërkon që funksionarët e VMRO – DPMNE-së, të japin llogari përpara qytetarëve të Maqedonisë për politikat e këqija të tyre për harxhimin e parave për ekskursionet të cilat kanë të bëjnë, sipas tyre, për shpëtimin e ardhmërisë së tyre, njofton Portalb.

“FRODEM gjithashtu thotë se qytetarët duhet ta dinë se prej ku i kanë marrë paratë 1.7 milionë dollarë të cilat VMRO – DPMNE-ja i ka harxhuar në kompanitë amerikane për lobim dhe mbështetje propaganduese të SHBA-së”, thonë nga FRODEM.

Sipas tyre, ligji për financim të partive politike është i qartë dhe për atë të hyrat dhe të dalat nga partia duhet të jenë transparente dhe publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button