2 këshilla të thjeshta për të pasur forma më perfekte

Femrat kërkojnë gjithmonë të jenë perfekte. Ato duan që ta shikojnë veten në pasqyrë dhe ta pëlqejnë atë që shikojnë. Zakonisht gjëja më e dukshme është gjoksi. Nëse nuk jeni të kënaqur nga pamja e gjoksit tuaj, lexoni këto dy këshilla që janë efektive dhe me efekte të dukshme për një kohë të shkurtër.

E para është një ushtrim që çon në ndryshime dhe përmirësime të dukshme në formën e gjoksit tuaj. Përveç kësaj, është edhe një kurë në  kushte shtëpie e cila forcon lëkurën e gjoksit tuaj, transmeton shendeti.al

Ushtrimi:

  • Shtrihuni me shpinë në krevat ose në një dyshek në dysheme.
  • Merrni pesha nga 2.5 kg në çdo dorë.
  • Ngrijini krahët drejt mbi kraharor.
  • Më pas ulini ata anash sa më larg që të mundeni, sikur të jeni një aeroplan.
  • Ngrijini ata përsëri mbi kraharor
  • Përsëriteni.

Bëni 3 sete me nga 10 ushtrime çdo ditë. Ky ushtrim aktivizon muskujt poshtë gjoksit, në pjesën e sipërme të kraharorit dhe në pjesën e sqetullës.

Kura në kushte shtëpie

  • Kjo kurë përmban vetëm një përbërës i cili është vaji i ullirit.
  • Hidhni pak vaj në duart tuaja dhe fërkojini ato së bashku.
  • Mënyra më e mirë është duke u shtrirë mbi krevat dhe duke vendosur jastëk poshtë shpinës.
  • Secilën nga duart vendoseni mbi gjoks dhe filloni të masazhoni me vajin e ullirit.
  • Bëni 10 rrathë përreth çdo gjoksi dhe kështu keni mbaruar me masazhin.

Vaji e bën lëkurën tuaj më elastikë, por duhet të siguroheni që në duar të keni një sasi të konsiderueshme të vajit të ullirit. Nëse hidhni më shumë seç duhet, hiqeni sasinë e tepërt me një peshqir.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë, ose të paktën 3 herë në javë, dhe do shikoni se gjoksi juaj do  jetë më i fortë dhe i shëndetshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button