Era Istrefi flet për “The Independent”: E vetmja gjë që do të ndryshoja në muzikën shqiptare

Era Istrefi është një këngëtare interesante, e cila është krahasuar me Sia-n dhe Rihanna-n. Kështu e nis shkrimin për këngëtaren shqiptare prestigjiozja “The Independent”, e cila i ka marrë një intervistë artistes shqiptare Era Istefi. 22-vjeçarja nga Kosova, e cila ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Sony”, gjatë këtij viti, por edhe atij që vjen, po bëhet gati për gjëra të mëdha, transmeton Revista “Class”.

Në intervistën e me gazetën e njohur, Era ka rrëfyer ndër të tjera se sa e lumtur është kur e krahasojnë me Sia-n dhe Rihanna-n, por në të njëjtën kohë, edhe përgjegjësi për të. Në një kohë kur video e saj, ‘Bonbon’ ka arritur më shumë se 180 milionë klikime në YouTube, Era po vijon të rreshtojë suksese njëri pas tjetrit.

E pyetur për koncertin e saj të parë dhe për pjesën më të bukur të tij, Era ndër të tjera, rrëfen: “Koncerti i parë ishte për Vitin e Ri 2016. Ishte live me një band. (Nuk e marr në konsideratë të kënduarin me playback, sepse nuk më bën të jem 100%  unë). E vetmja gjë që do të ndryshoja në industrinë e muzikës shqiptare janë performancat skenike playback. Mendoj se do t’i kthej ato live.”

Po ashtu, Era ka folur edhe për projektet e reja muzikore dhe për koncertet që do të ketë së shpejti në turin e saj europian.

http://www.independent.co.uk/arts-entertainment/music/era-istrefi-the-albanian-artist-drawing-comparisons-to-sia-and-rihanna-a7345656.html

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button