Çani rikthehet pas tre vitesh në Kombëtare

Sulmuesi Edgar Çani pas 3 vitesh sërish rivishet kuqezi.  27-vjeçari që aktualisht është pjesë e ekipit të Pisa-s në Serie B, thirret nga trajneri Gianni De Biasi pas problemeve fizike të Rey Manajt dhe Armando Sadikut, i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje ne gju.

Çani do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Ndeshjen e fundit me Kombëtaren, sulmuesi i lindur në Tiranë e ka luajtur në muajin Tetor të vitit 2013 në Rejkjavik kundër Islandës, e vlefshme për eliminatoret e Btërorit 2014, transmeton SS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button