VMRO-DPMNE vazhdon presionin ndaj PSP-së

Vllatko Gjorçev, kryetar i Komisionit për sistem politik ka anuluar edhe sot seancën ku pritej të raportojnë prokurorja speciale Katica Janeva dhe kryeprokurori publik Marko Zvërlevski, raporton Portalb.mk.

“Në komision nuk ka arritur paralajmërim se prokurorja Janeva nuk do të marrë pjesë. Prandaj e anuloj seancën për nesër”, tha Gjorçev.

Marko Zvërlevski
Marko Zvërlevski

Ky akt i VMRO-DPMNE-së ka revoltuar deputetët e LSDM-së.

“Do e përsërisë të njëjtën që e thash dje. VMRO bën cirk me komisionin për sistem politik, me qëllim që Raporti i Prokurorit publik Marki Zvërlevskit të mos vjen në rend dite as në komision e as në seancë plenare. Siç e dini, ne që në fillim kërkuam ndryshimin e rendit të ditës. Pasi që sipas një rendi të Kuvendit Raporti i Zvërlevski duhet të shqyrtohet i pari, ndërsa Raporti i PSP i dyti, por VMRO-DPMNE e interpreton Rregulloren ndryshe”, tha deputeti Sugareski.

Në komisionin për sistem politik në rend dite si pikë e parë ishte Raporti i PSP-së, ndërkaq si pikë e dytë puna e Prokurorisë Publike.

Ndryshe, prokurorja speciale Janeva në prezencën e saj të fundit në komision njoftoi deputetët se do të paraqitet vetëm në seancë plenare dhe jo në komisionin për sistem politik.

“Ju njoftoj se kjo është hera e fundit që do të vij. Nuk do të vij më dhe tani po shkoj”, pat thënë Janeva./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button