Hulumtimi: Pas “Finzi”-it fshihet edhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov

Kompania “Finzi DOOEL” e cila sot u përmend se po hetohet nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për krim financiar, drejtori i së cilës, Kosta Krpaç u gjet i vdekur në banesën e tij në Qendër të Shkupit, në mënyrë direkt ose indirekte është e lidhur me tre kompani të fuqishme me fitime të mëdha, edhe atë kompania “Eksiko”, “NVSP” dhe agjencia e sigurisë “Security Group Services”, shkruan Prizma.

”Finzi DOOEL” është themeluar në vitin 2009 nga një kompani në SHBA, me të njejtin emër, e cila është në pronësi të një kompanie nga Qiproja.

SGS dhe NVSP u përmendën edhe në bombat e opozitës. E para ishte përmendur si kompani  pas së cilës fshihet ish-drejtori i DSK-së, Saso Mijallkov, dhe e dyta, si kompania në të cilën është menduar të qëndrojë provizioni nga donacioni izraelit, e destinuar për pajisje të njësive speciale të policisë.

Lidhja në mes të “Finzi” dhe kompanisë “NVSP”, megjithatë, është përmes personit  Vlladislav Stajkoviç, i cili ishte falur nga presidenti Gjorge Ivanov, edhe pse është e paqartë nëse është kryer ndonjë procedurë paraprake ose hetimore kundër tij.

Stajkoviç, sipas dokumenteve nga Regjistri qendror, ishte drejtor i “Finzit” deri në vitin 2011, kur në këtë pozicion erdhi Kosta Kërpaç. Stajkoviq është shefi i “NVSP” dhe drejtori i kompanisë “Mobiko”, ku pronari është Zarko Lukovski, zyrtari më i lartë operativ i Telekomit të Maqedonisë, i cili është në lidhje kumbare me Sasho Mijalkovin.
Vlladisllav Stajkoviq ka qenë edhe pronar i firmës për sigurim të pronave dhe personave, SGS. Stajkoviq gjithashtu është zgjedhur nga qeveria si anëtar i Këshillit mbikëqyrës në Videolotarinë shtetërore, kompani që është bashkëortake me qeverinë dhe kompani të ndryshme ”offshore”.

“NVSP” është pronare e Radio Maqedonia e lirë, ku emisione mbajnë Milenko Nedellkovski dhe gazetaret e Sitel Tv, Sllavica Arsova dhe Natasha Mersovska, Tatjana Karakamisheva, Ivica Bocevski dhe gazetarë tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button