Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri 10 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri më 23 gradë.

Vijon periudhë e motit kryesisht me diell, por me mëngjese të freskëta. Deri të dielën temperatura e ditës do të jetë në ngritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button