Kjo grua vërteton se mëmësia nuk të ndalon të bësh karrierë (FOTO)

“Kam pasur tre aborte pasi isha e sigurt se do ishin shkatërrim për punën time. Energjia në trup u limitua”. Ka qenë kjo deklatarë e artistes Marina Abramovic, në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Tagesspiegel’ që ka ngjallur reagimin e një artisteje tjetër nga Brooklyn, Hein Koh.

Në një postim në Facebook të bashkangjitur me disa foto, Koh ka shkruar:

“Kur binjakët e mi ishin pesë javësh, pavarësisht mungesës së gjumit dhe ushqyerjes së vazhdueshme çdo 2-3 orë, i bëja sërish gjërat e mia. Marina Abramovic mendon se fëmijët pengojnë femrat të bëjnë karrierë në art, por F*** that. Gjithë ajo që Marina di, është eksperienca e saj personale dhe mund të jetë e vërtetë vetëm për të, por jo për të gjithë. Personalisht të bërit nënë e dy binjakëve, më ka ndihmuar që të jem një artiste më e mirë. Kam mësuar të jem shumë efektive, të ndaj prioritetet dhe të bëjë shumë gjëra njëkohësisht. Ajo që po them është se të qenit prind, është një sfidë tjetër në jetë. Sfida më e madhe e imja e momentit është të bëhem një njeri më i mirë. Është e rëndësishme të mendojmë për mënyrën se si këto sfida mund të na ndihmojmë të ecim përpara, në vend që të ndalemi”.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë fotoja e publikuar nga ajo, ku duket duke ushqyer binjakët e njëkohësisht duke punuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button