Alban Skënderaj anëtar jurie në “The Voice … 6”

Alban Skënderaj është zyrtarisht një prej trajnerëve të “The Voice of Albania 6”. Artisti u rikthye në majat e klasifikimeve këtë vit dhe realizoi disa prej koncerteve më të bukur të vitit.

Ai do të jetë ulur në karrigen e kuqe për të zbuluar zërin më të mirë të shqiptarëve. Alban Skënderaj është një prej kantautorëve e kompozitorëve më të suksesshëm.

Karriera muzikore e tij mori hov të menjëhershëm pas pjesëmarrjes në “Top Fest 2”, nga ku doli dhe triumfues. Mund të thuhet me plotë gojën se Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të dashur të dekadës për publikun e gjerë dhe kjo falë devotshmërisë së tij ndaj muzikës pa kompromise, shkruan TCh.

Duke ardhur gjithmonë origjinal, Skënderaj ka lëvruar në disa zhanre muzikore. Numëron 3 albume, dhjetëra këngë, si dhe disa bashkëpunime. Skenderaj është fitues i disa çmimeve prestigjoze muzikore.

Koncerti recital “Tingujt e Ditarit Tim”, që konsiderohet një prej turneve më të mirëfilltë realizuar ndonjëherë në Shqipëri e Kosovë, festoi 10-vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Vetëm vitin e fundit ai ka publikuar katër këngë, të cilat janë kthyer menjëherë në hit, si “Unë dhe Ti”, “Duart Lart”, “Kam Nevojë” dhe “Engjëll”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button