Tiranë, protestë kundër ndryshimeve ligjore për importin e mbetjeve (FOTO)

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe disa qytetarë kanë organizuar sot në Tiranë një protestë përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, raporton Anadolu Agency (AA).

20160922_2_19201276_14375844_web
Protesta është shoqëruar me tensione mes policisë dhe protestuesve, gjatë kohës kur protestuesit tentuan të fusin një kazan plehrash në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë.

Shoqëria civile kërkon ndalimin e importimit të çfarëdolloj mbetjeje në Republikën e Shqipërisë, me arsyetimin se kjo nismë nuk kontribuon për ekonominë kombëtare dhe shkakton ndotjen e mjedisit pavarësisht mekanizmave të kontrollit në pikat kufitare.

Përfaqësuesit e shoqerisë civile gjithashtu pretendojnë se në ndryshimet ligjore për importin e mbetjeve, nuk përcaktohet një listë shteruese për mbetjet që do të importohen në Shqipëri.

20160922_2_19201276_14375845_web

Ndërkohë Kuvendi i Shqipërisë arsyeton se projektligji synon rilejimin e importit për mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, si lëndë e parë dytësore. Gjithashtu në projektligj theksohet se ky import synohet të realizohet për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme.

Sipas Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, industria ricikluese krijon biznese të reja si ato që lidhen me transportin, përpunimin dhe shitjen e materialeve të ricikluara, si dhe kompani që lidhen me prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të prodhuara me materiale të ricikluara.
Ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), pjesë e koalicionit qeveritar, propozon që organizatat e shoqërisë civile të kenë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve, duke e sanksionuar në ligj këtë të drejtë.

Ndërkohë projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” do të diskutohet sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fund të diskutimeve të deputetëve pritet edhe të kalohet në votim.

20160922_2_19201276_14375846_web

20160922_2_19201276_14375847_web

20160922_2_19201276_14375848_web

20160922_2_19201276_14375849_web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button