Parlamenti nuk e lejon TV Novën ta transmetojë direkt debatin me Janevën

NovaTV sot u pengua ta transmetonte live online diskutimin e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive të Parlamentit, në të cilin po shqyrtohet raporti i punës së Prokurorisë Speciale. Shpjegimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Parlamentit, Zharko Denkovski është se transmetimi live të debatit është shkelje e Ligjit për Parlamentin, ligje të tjera që e rregullojnë punën e Parlamentit dhe Rregulloren e Punës së Parlamentit, transmeton Portalb.

Javën e kaluar NovaTV në Parlament e inçizoi dhe e transmetoi drejtpërdrejtë në ëeb-faqen e saj seancën në lidhje me përmbytjet, ku u diskutua për përgjegjësinë e individëve në institucione dhe institucionet.

“Të panjoftuar me interpretimet e reja të rregullave dhe ligjeve, filluam ta transmetojmë seancën e cila është me interes të madh publik. Pak më vonë, në bisedë të përafërt Sekretari i Përgjithshëm, Denkovski na informoi se nuk kemi të drejtë për ta transmetuar debatin, kurse kemi të drejtë për ta incizuar atë”-shkruan NovaTv.

Spjegimi me shkrim që NovaTv mori nga Parlamenti është ky:

“Lidhur me kërkesën Tuaj do të dëshironim të Ju informonim se publiku në punën e Kuvendit dhe të transmetimit të aktiviteteve të Parlamentit janë të rregulluara me Rregulloren e punës së Parlamentit, Ligjin për Parlamentin si dhe me Rregulloren e rendit të brendshëm të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button