Shkup, LNSH me trendafila dhe poprosi: “Dielli i paqes duhet ngrohur të gjithë fëmijët njësoj”

Me rastin e 21 shtatorit – ditës ndërkombëtare të Paqes nën moton “DIELLI I PAQËS DUHET NGROHUR TË GJITHË FËMIJËT NJËSOJ”, Lidhja e Nxënësve Shqiptar, ditën e mërkurë do të shpërndajë fletushka dhe trëndafila me mesazhe të paqes në botë. Ky aktivitet do të zhvillohet në hapësirat e Çarshisë së Vjetër në Shkup me fillin në ora 12.

Këtë vit Lidhja e Nxënësve Shqiptar ka vendosur që mesazhet e Paqes tua kushtojë fëmijëve të Sirisë, të cilën disa vite me radhë i janë nënshtruar tmerrit dhe dhunës çnjerëzore.

“Me mbi 50.000 fëmijë të vrarë deri sot dhe mbi 3 milion fëmijë që jetojnë nën kushte të luftës së pakuptimtë, edhe këta fëmijë kanë nevojë të jenë të lumtur dhe të gëzuar. Bota e qytetëruar nuk duhet lejuar shuarjen e shpresës që megjithatë dielli i paqes duhet ngrohur të gjithë fëmijët njësoj, përfshirë këtu edhe fëmijët sirian. “EDHE FËMIJËT E SIRISË E DUAN PAQEN DHE LIRINË” “thonë organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button