Moti i ndryshueshëm ka ngjallur viruset dhe ka mbushur ordinancat shëndetësore

Numër i madh i pacientëve me sëmundje me viroza simptomat e të cilave janë vjellja, dijarea, dhimbjet në stomak, temperatura e larë dhe kokëdhimbja, është regjistruar në ordinancat shëndetësore në muajin e fundit, kanë dëshmuar mjekët për “Meta”, transmeton Portalb.

Ata thonë se virusi i të sëmurëve shpërndahet nga të sëmurit dhe kjo është arsyeja e numri të madh të të sëmurëve.

Rekomandimi është që të injorohen kontaktet me të sëmurë, duart të pastrohen rregullisht, ndërkaq, nëse ata që e kanë virusin të marrin elektrolite, probiotik dhe t’i nënshtrohen regjimit higjieno- fëmijërore të ushqimit.

“Është rritur numri i personave dhe fëmijëve që ankohen në dhimbje të fytit, por kjo për momentin nuk është alarmante. Pritet që përgjatë kësaj periudhe të rritet numri të sëmurëve me virus, sepse koha është e ndryshueshme”, deklaroi Aspazija Sofijanova, drejtoresh e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Sipas raportit për sëmundjet infektive në Maqedoni, në javë, më së shumti të sëmurë ka nga infeksioni i rrugëve epërme respirative (7834), nga infeksioni i rrugëve të poshtme respirative (2104) dhe dijarea (757).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button