Punësimi i 100 studentëve: PDSH kërkon të tërhiqet ligji, ja çfarë kërkon BDI

Propozim ligji i Qeverisë për punësimin e 100 studentëve më të mirë nga 5 universitetet më të suksesshme në vend, në Kuvendin e Maqedonisë ka ngjallur debat mes pozitës dhe opozitës, raporton Portalb.

LEXO: Maqedoni, ja pse ligji për punësimin e 100 studentëve më të mirë, është në fakt ide e keqe

BDI kërkon modifikim të ligjit, ndërkaq PDSH është kategorike se duhet të tërhiqet propozim ligji.

“Është i nevojshëm për kualitetin e arsimit. Por, unë kam disa propozime. Vlerësoj se të gjithë studentët duhet të hyjnë në garë. Të mos jetë kriteri që studenti të ketë ndonjë lëndë të ndonjë profesor që ka të publikuar punime shkencore jashtë vendit. Do të ishte pozitive që të jepen plus 5 pikë atyre studentëve që përveç gjuhës amtarë të dinë edhe ndonjë gjuhë tjetër që flitet në Maqedoni. Unë kërkojë që ligji të jetë sa më shumë gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues”, tha nga foltorja e Kuvendit deputetja e BDI-së Shpresa Hadri.

Nga ana tjetër Bekim Fazliu, nga PDSH, është kategorik se ky ligj duhet të tërhiqet.

“Nuk ka gjasa për t’u përmirësuar, sepse i diskriminon shqiptarët. BDI dhe VMRO-DPMNE diskriminojnë shqiptarët me këtë ligj. Kërkojnë që studentët të dinë gjuhë tjera të botës, por jo edhe shqipen”

Ai ka pyetur deputeten Hadri, pse BDI ka përkrahur këtë ligj skandaloz që i lenë studentët shqiptarë pa punë, duke ua rikujtuar edhe një herë se ligji duhet të tërhiqet.

“Pikërisht për mosdiskriminimin e studentëve shqiptarë ishin edhe propozimet e mia”, u përgjigj deputetja Hadri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button