Në Tetovë zbulohet një objekt për organizimin e lojërave të fatit

Një objekt pa firmë ku ka pasur dyshime se në mënyrë ilegale janë organizuar lojëra të fatit është kontrolluar natën e kaluar nga policia në kuadër për zbulim dhe sanksionimit ligjor të aktiviteteve të tilla, njoftoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij kontrolli është zbatuar natën e kaluar në periudhën prej orës 21 deri në orën 23 e 30 minuta në një objekt në rrugën Ilindenska në Tetovë.

Brenda objektit është ndaluar A.A. (21) nga Tetova i cili ka qenë i punësuar aty. Nga objekti janë marrë shtatë televizorë, dy lexues të bar kodit, dy shtypës të vegjël dhe një më i madh, tre monitorë, tre mausë dhe katër telekomanda. A.A. është shoqëruar në polici dhe pasi është marrë në pyetje është liruar dhe pas pastrimit të plotë të rastit kundër pronarit të objektit do të pasojë padi përkatëse, paralajmëroi Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button