Zvarritet ndërtimi i ujësjellësit në Likovë

Banorët e komunës së Likovës edhe pse jetojnë pranë dy liqeneve akumuluese, atë të Likovës dhe Gllazhnjës, edhe sot e kësaj dite nuk mund të pinë ujë nga to, njofton Alsat-M.

Arsyeja është se tani e 6 vite me radhë po zvarritet ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për këtë zonë.

Banorët shprehen të revoltuar dhe akuzojnë pushtetin lokal dhe atë qendror për neglizhencë.

I pari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku për Alsat M thotë se deri më tani për këtë ujësjellës janë investuar rreth 2 milion e gjysmë euro.

“Ujësjellësi ka arritur deri në fshatin Sllupçan, gypi kryesorë, ku janë invstuar në gypin kryesorë 2 milion e gjysmë euro, dhe se së shpejti presim edhe 1 milion e dyqindmijë euro për ta filluar edhe stacionin filtrues mbi fshatin Likovë”, tha Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button