Oferta më e “çmendur” në histori të futbollit (FOTO)

Paris Saint-Germain tentoi transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Neymar, gjatë afatit kalimtar të verës.

Së bashku me dëmshpërblimin prej 190 milionë euro, klubi i pasur francez i bëri një ofertë të pabesueshme reprezentuesit brazilian.

Menaxheri i Neymarit, Wagner Ribeiro ka bërë të ditur për programin “Bola da Vez” në televizionin “ESPN” se PSG i ofroi Neymarit plot 40 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.

Po ashtu atij iu ofrua një aeroplan privat për udhëtimet e tij në Brazil dhe një hotel.

Në fund, Neymar nuk u largua nga Barcelona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button