Tërmetet në Shkup, qeveritarët në heshtje

Heshtja për më tepër se katër ditë e krerëve qeveritar pas dridhjeve të vazhdueshme nga tërmetet, flet se institucionet nuk funksionojnë.

Kështu vlerësojnë analistët politik, të cilët thonë se tani politikanët janë zhdukur edhe politikisht, transmeton TV Shenja. Profesori universitar Mersel Bilalli deklaron se në vend të funksionimit sipas ligjit, krerët qeveritar funksionojnë sipas vullnetit të vetë momental që e kanë konform interesave të tyre materiale.

“Për dallim prej përmbytjeve ku realisht në thojza funksiononte vetëm telefoni i Gruevskit, kjo ishte dëshmi se nuk funksionojnë institucionet shtetzërore dhe institucionet profesionale të angazhuara për atë çështje, në rastet e tërmetit, tani si duket nuk funksionon as telefoni i tij. Pra ato janë mbyllur, edhe fizikisht nuk janëtë dukshëm, të pakapshëm dhe kjo tregon se objektivisht institucionet nuk kanë funskionuar dhe nuk funksionojnë, pra funksionon një grupë i cili i ka kidnapuar funksionet, institucionet dhe ai grup funksionon me vullnetin e vet”, tha profesori universitar Mersel Bilalli.

Ndërsa profesori Nano Ruzhin, nënvizon se është fakt se politikanët dëshirojnë të shmangen kur ndodh ndonjë fatkeqësi gjatë qeverisjes së tyre, aq më tepër kur në Maqedoni pasojnë zgjedhjet paralamentare për tre muaj. Por qëndron e fakti se ata janë të vetëdijshëm se kanë harxhuar paratë për projekte të kota.

“Politijkanët janë të vetëdijshëm se dhanë shumë para për ndërtimin e disa projekteve me të vërtetë joproduktivem, përmendore, fasada, ndërsa nga ana tjetër, infrastruktura, siguria e qytetarëve, siguria e tyre sociale, kompensimi i harxhimeve nga fatkeqësitë në aspektin financiar nuk u bë për shkak se duhen shumë para”, tha profesori universitar Mersel Bilalli Nano Ruzhin.

Profesori Ruzhin deklaron se në këto raste politikianët nuk duhet të heshtin dhe të fshihen por duhet të shfaqen para qytetarëve pasi në ngjarje të këtilla ata shihen si klerikë dhe duhet të dalin me deklarata të ndryshme, analiza dhe qëndrime me të cilat do të lehtësojnë qytetarët dhe do të kontribuojnë në uljen dhe largimin e panikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button