Nikolla Jankullovski e mori funksionin rektor i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Profesori Nikolla Jankullovski sot edhe zyrtarisht e mori pozitën e rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM). Ai sot u inaugurua si rektori i 23 i UKM-së, njofton Portalb.

Në fjalimin e tij solemn tha se ai ka për detyrë që ta vazhdojë rrugën e rektorëve paraprak, ta mbajë dhe ta përforcojë autonominë e universitetit.

Një ditë përpara fillimit të vitit akademik 2016/17, Jankullovski e ka marrë funksionin për periudhën 2016-2020. Ai theksoi se duke e marrë këtë detyrë, është i vetëdijshëm se ka marrë mandat dhe përgjegjësi të madhe për zhvillimin permanent të UKM-së, i cili është njëri ndër universitetet më të vjetra dhe më kualitative në vend.

Jankullovski ka nënshkruar deklaratë solemne, bashkë me katër prorektorët e ri: për mësim – Vuisa Zhivkoviq, për bashkëpunim ndërkombëtarë – Gordana Josifovska – Nedellkovska, për financa, investim dhe zhvillim – Biljana Angellova dhe për shkencë – Vlladimir Petrushevski, transmeton  Portalb.

Rektori i ri vjen në pozitën e Velimir Stojkovski, i cili ishte në krye të UKM-së për dy mandate nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Jankullovski, i cili në katër e vitet e ardhshme do të udhëheqë me UKM-në, më parë ka qenë dekan i Fakultetit të Medicinës deri në zgjedhje për rektor më 27 qershor të këtij viti. Ai është kirurg abdominal dhe në fakultet e ka dhënë lëndën e Kirurgjisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button