Dasma mbretërore shqiptare në revistat prestigjoze ndërkombëtare

Dasma e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia vazhdon të jetë në fokus të mediave dhe revistave të huaja. E konsideruar si dasma e vitit, Princ Leka II dhe Elia Zaharia kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 8 tetor, shkruan KOHA.net.

Aktorja Zaharia ka publikuar disa foto të revistës mbretërore Kungliga në Suedi, e cila i ka dedikuar një artikull çiftit simpaktik.

0

Ndër revistat që kanë shkruar për dasmën mbretërore janë revistat ajo prestigjoze franceze ‘Point De Vue’, ‘Paris Match’, ‘DAM’, etj.

Dashuria e tyre e ka zanafillën në vitin 2008, ndërsa data e martesës 8 Tetor, ka edhe një domethënie të veçantë për familjen mbretërore. Në këtë datë është edhe ditëlindja e Mbretit ‘Zogu I’.

“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, është shprehur më herët Princ Leka.

1

Në dasmën e tyre do të jenë të ftuar miq dhe familjarë të çiftit si dhe familjet mbretërore me të cilat Shqipëria ka miqësi dhe lidhje të hershme. Për pjesën më të rëndësishme të një dasme, që është veshja e çiftit, Elia është treguar pak e rezervuar e ndërsa për muzikën nuk është vendosur ende.

“Fustani i dasmës do të jetë i punuar nga një dizajnere kosovare. Mund të ketë disa fustane, por mbetet për tu parë”, ka thënë Elia Zaharia në intervista të ndryshme në media.
E ndërsa veshja e Princit do të jetë varësisht nga ngjarja, tjetër në kurorëzim e tjetër në eventet e tjera.

E gjithë ceremonia martesore do të zhvillohet në Pallatin Mbretëror ku çifti jeton prej disa vitesh.

2

5

4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button