Hasi: Me dy Kombëtare ka më pak cilësi

Në marketingun e pamëshirshëm të futbollit të sotëm ndodh thuajse gjithnjë që kur dikush është në kulmin si futbollist apo si trajner përpiqet ta “shesë” veten sa më shtrenjtë. E, megjithatë, ka ndonjë si Besnik Hasi që bën përjashtim. Dhe, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me çështje zgjedhjeje, por me natyrën e tij.

Dikur në fushën e lojës një lider i padiskutueshëm, ndërsa sot një trajner i suksesshëm që gjithnjë e më pak ekspozohet mediatikisht. Ai është ndër ata që ka lënë gjurmë në skuadrat ku ka luajtur dhe në përfaqësuesen shqiptare, shkruan Panorama Sport. Dhe pikërisht për Kombëtaren shqiptare nuk ngurron të thotë se brezi i tij mund të kishte një ekip me cilësi individuale më të mira, por pa dyshim që asokohe futbollistët kuqezi nuk kishin ambicien e këtyre që luajnë sot, transmeton Koha.net.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-mesfushori i Shqipërisë, sot trajner i Legias së Varshavës, pohon se rasti i Milot Rashicës mund të ishte trajtuar më me kujdes nga pala shqiptare, por gjithsesi nuk e bën me faj De Biazin.

Ai thotë se pati oferta të tjera pasi la Anderlehtin, por serioziteti i drejtuesve dhe projekti i Legias e bindën të zgjidhte klubin nga kryeqyteti polak.

Hasi shprehet se nuk do të donte të ishte në pozitën e futbollistëve të sotëm nga Kosova, të cilët duhet të zgjedhin mes dy përfaqësueseve, por thekson se ndarja në dy skuadra sjell më pak cilësi në secilën prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button