Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites në pjesët malore me vranësira pak më të mëdha. Në perëndim të vendit do të ketë kushte për shi të përkohshëm me bubullima të rralla, ndërsa do të fryejë edhe erë e dobët nga veriu.

Temperatura minimale do të lëvizë prej shtatë deri 16 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 24 deri në 30 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa pasdite me vranësira më të mëdha dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa e ditës do të rritet deri 29 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, të enjten dhe të premten, do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë me vranësira të vogla. Gjatë uikendit në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Të shtunën do të ketë paraqitje të bubullimave, kryesisht në pjesët malore të vendit. Me mot të ngjashëm do të fillojë edhe java e ardhshme e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button