Kryetari i BDI-së u takua me ambasadorin e Suedisë në Shkup, Stafanson

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë,  Mat Stafanson, ambasador i Suedisë në Maqedoni.

“Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth situatës aktuale politike në vend, zgjedhjet e parakohëshme, proceset integruese të vendit si dhe marrëdhëniet me fqinjtë. Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi që vendi është ballafaquar me krizë politike qysh nga bojkoti i parlamentit nga opozita në vitin 2014 dhe gjer më sot, andaj dhe uron që liderët politik do ti dalin zot nënshkrimit të  tyre për përmbyllje të krizës nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare me pjesëmarrjen e të gjithëve”, njoftojnë nga BDI.

Bashkëbiseduesit, sipas kumtesës së BDI-së, gjithashtu folën edhe për tejkalimin e kontesteve me fqinjtë, në veçanti nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit si pengesë kryesore për integrimin në NATO dhe BE.

“Ambasadori suedez shprehu interesim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, me ç’rast Kryetari Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojën për ta rumbullakësuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe avancimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ahmeti theksoi që BDI ka partneritet strategjik me komunitetin ndërkombëtar në realizimin e qëllimeve tona të pëbashkëta, integrimin e vendit në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button