Janeva të enjten e publikon raportin, nuk tregon se a do të prezantojë në Kuvend

Prokuroria Speciale Publike, të enjten në Kuvend dhe te Këshilli i Prokurorëve Publik, do ta dorëzojë raportin e dytë gjashtëmujorë për punën e saj, konfirmojnë nga PSP, njofton Portalb.

Nga atje, nuk tregojnë konkretisht se, prokurorja speciale, Katica Janeva, a do të paraqitet në Kuvend dhe përpara Këshillit të Prokurorëve Publik.

“Raporti do të dorëzohet deri te Këshilli i Prokurorëve Publik dhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 15 shtator të vitit 2016. Njëkohësisht, raporti do të publikohet edhe në ueb – faqen tonë”, thuhet në përgjigjen e PSP-së, në lidhje me atë se Prokuroria Speciale a e ka përgatitur raportin e dytë gjashtëmujor për punën e saj, kur do të publikohet dhe a do ta prezantojë Katica Janeva, raportin në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorëve (ose vetëm do të dorëzohet te institucionet, ashtu siç bëri herën e parë)?.

Përndryshe, sipas orarit të internet – faqes së Kuvendit, për të enjten në Kuvend nuk është caktuar seancë për raportin, as të komisionit, por as plenare.

Janeva raportin e dytë do ta dorëzojë me në përvjetorin e emërimit për prokure speciale dhe themelimit të PSP-së, transmeton Portalb.

“Prokurori publik do ta dorëzoj raportin gjashtëmujor për aktivitetet e PSP, duke përfshirë edhe përshkrim për përparim në lëndët të cilat i heton kjo prokurori. Në një raport të tillë mund të mos vendosen materiale që sipas prokurorit publik duhet të ruhen si të besueshme, por do të sigurohen informata përkatëse për t’i arsyetuar harxhimet”, qëndron në paragrafin 2 të nenit 7 të ligjit për PSP.

Një ditë pas publikimit të raportit, më 16 shtator, në Gjykatën Penale të Shkupit është caktuar seancë për rastin “Puç“, në të cilën të akuzuar për spiunazh dhe dhunë ndaj zyrtarëve shtetëror janë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij Sonja Verushevska, i punësuari në Komunën e Strumicës Branko Palifrov dhe i punësuari në MPB, Gjorgji Lazarevski.

Gjykimi i cili fillimisht ka nisur në gusht të vitit 2015, vazhdimisht është shtyrë për arsye të ndryshme. Prokuroria Speciale, më 2 mars të këtij viti kërkoi shtyrjen e seancës kryesore të rastit “Puç“ për shkak se Gjykata ka refuzuar t’ia dorëzojë kopjen me dokumente dhe dëshmi elektronike me arsyetimin se bëhet fjalë për informata të klasifikuara. Seanca tjetër u caktua më 3 maj, por ajo fare nuk u mbajt, sepse në ndërkohë presidenti Gjorge Ivanov, më 12 prill, i abonoi 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button