Kryetari i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Mats Staffansson

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson.

“Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit. Në takim Kryetari Thaçi nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë. Integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit – theksoi Thaçi”, njoftojnë nga PDSH.

Bashkëbiseduesit, sipas kumtesës së PDSH-së, u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për proceset demokratike dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, dhe se në këtë drejtim organizimi i zgjedhjeve demokratike dhe rikthimi i dialogut për vazhdimin e reformave të caktuara nga Bashkimi Evropian janë me rëndësi të veçantë.

“Ambasadori Staffansson falënderoi Kryetarin Thaçi për takimin e zhvilluar duke uruar që ky bashkëpunim i mirëfilltë me Partinë Demokratike Shqiptare të vazhdojë edhe në të ardhmen”, shtojnë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button