Ivanov u takua me ish presidentin sllovak Shuster

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti ish presidentin e Republikës Sllovake, Rudolf Shuster.

Ivanov, siç njoftoi kabineti i tij, i ka uruar Shusterit për doktoratin e ndarë të nderit të “Sn. Klimentit të Ohrit” në Manastir.

Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, duke konstatuar se të dy vendet ndërtojnë marrëdhënie të mira të cilat bazohen në mirëkuptim të ndërsjellë dhe miqësi, dialog të vazhdueshëm politik bashkëpunim partneriteti në shumë sfera dhe lidhje të thella kulturore.

Presidenti i Maqedonisë ka shprehur pritje për vazhdim të dinamikës më intensive në bashkëpunim dhe intensifikim të mëtjemë të dialogut politik në të gjitha nivelet.

Në kontekst të aspiratave të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropën dhe në NATO, presidenti Ivanov ka shprehur pritjen se Sllovakia, si udhëheqës aktual  i Këshillit të BE-së, do të japë mbështetje të fuqishme për fillim pa shtyrje të negociatave inkuadruese.

Në takim është shprehur kënaqësia nga zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve dhe rritjen e vazhdueshme të këmbim tregtar.

Lidhur me bashkëpunimin në sferën e kulturës dhe aktivitetet e shumta të realizuara bashkërisht, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur pritjen për thellim të mëtejmë të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button