Zëvendësim i policëve çekë në kufirin Maqedoni-Greqi

Kontingjenti çek i policëve kufitarë, të cilët u ndihmojnë kolegëve të Maqedonisë në patrullim, vëzhgimin dhe ruajtjen e kufirit Maqedoni-Greqi, në lindje dhe perëndim të Gjevgjelisë, si dhe në kontrollimin e gjendjes me refugjatët në QPT Gjevgjeli, ka kryer zëvendësim të rregullt, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza.

Zëvendësimi është kryer gjatë ditës së djeshme me 40 pjesëtarë të rinj të forcave speciale të Çekisë, të cilët duke filluar prej sot, në Gjevgjeli dhe rrethinën e saj do të mbahen deri më 31 tetor, kur do të pasojë edhe një zëvendësim me kontingjent të ri të policëve kufitarë, të cilët misionin e tyre në Maqedoni do ta vazhdojnë deri më 19 dhjetor.

Krahas kësaj, pas mbylljes së rutës ballkanike gjendja në QPT, Gjevgjeli është e qetë dhe stabile me kryerje normale të detyrave nga të gjithë faktorët e kyçur në përballjen me krizën e refugjatëve dhe pasojat nga ajo. Momentalisht në kamp qëndrojnë 126 emigrantë, ndërsa në 24 orët e kaluara ka ardhur vetëm një familje shtatëanëtarëshe nga Afganistani (burrë, grua dhe pesë fëmijë), të cilat ilegalisht e kanë kaluar kufirin Greqi-Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button