Shpresat e Maqedonisë afër historisë

Maqedonia U21 ka shënuar dy gola në rrjetin e reprezentacionit të Irlandës së Veriut për tu ndalur në kreun e tabelës dhe për të qenë edhe një hap më afër Kampionatit të Evropës 2017.

Edhe pse në kushte shumë të vështira në një terren i tëri i baltosur nga reshjet e shiut, të përzgjedhurit e trajnerit Bobi Milevski arritën të marrin fitore mjaft me vlerë.

Goli i parë u shënuar nga vetë irlandezët, kur nga krosimi i Daniel Avramovski, por Xhosh Doerti duke dashur ta largoj topin, e mashtroi portierin e tij për avantazh 1:0.

Në pjesën e dytë loja ishte komplet e bartur para portës mysafire, ndërsa golin e fitores se shënoi në minutën e 84-të, Kire Markovski.

Për Maqedoninën luajtën edhe dy futbollistët shqiptar, Enis Bardhi dhe Mevlan Murati, ndërsa në pankinë ishte Visar Musliu. Egzon Bejtullai mungoi shkaku i ndëshkimit me karton të kuq, ndërsa Besir Demiri shkaku i lëndimit.

Maqedonia tani ka për të luajtur edhe një ndeshje kur me 8 tetor do të luajë ndaj Skocisë në Shkup, ndërsa me shumë gjasa për të mbyllur ciklin e kualifikimeve në dy pozitat e para, që do të tregojë nëse do të jetë e mjaftueshme për të siguruar vend në mesin e më të mirëve në Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të zhvillohen në Poloni. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button