Shilegov: numri i të vdekurve nga përmbytjet është më i madh se 23 viktima

LSDM sot edhe njëherë kërkoi përgjegjësi nga pushteti për vërshimet dhe pasojat të cilat ato i shkaktuan dhe akuzoi se vlerësimi i dëmeve nuk ka përfunduar dhe nuk janë paguar dëmshpërblimet e premtuara dhe se jeta e qytetarëve nuk mund të kthehet në normale.

Zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov kërkoi edhe përgjigje për numrin përfundimtar të personave të vdekur në vërshime dhe hedhjen e spekulimeve se ka më shumë të vdekur se që është raportuar.

Një muaj pas përmbytjeve deri më sot ende nuk ka bilanc zyrtar për numrin e të vdekurve që e dijmë se janë të paktën 23 persona. Asnjë institucion nuk ka hedhur poshtë informacionet jozyrtare për disa herë më të madh për numrin e të të vdekurve. Nuk dihet numri i të zhdukurve, ka theksuar sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Qytetarët ende nuk mund ta kthejnë jetën e tyre në normalitet. Ndihma financiare për familjet e të vdekurve ende nuk është paguar, dhe shumë prej qytetarëve të përmbytur nuk e kanë marrë avanansin e premtuar. Pjesa më e madhe e të përmbyturve jetojnë tek fqinjët, apo të afërmit”, theksoi ai.

Ai më tej theksoi se me përmbytjet doli në shesh papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë së Nikolla Gruevski dhe Koce Trajanovskit në formën më mizore duke pasur pasoja të tmerrshme. Mori me vete jetën e foshnjave, fëmijëve, dhe njerëzve të pafajshëm.

“Për stuhinë nuk paralajmëroi asnjë nga institucionet shtetërore. Qarkorja tek Stajkovca në natën ogurzi nuk ishte e mbyllur për trafikun. Kështu që shumë njerëz mbetën të bllokuar në makinat e tyre pa ndihmë” tha mes tjerash Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button