Sadiku krahason golin e tij dhe të Balës, do ju habisë

Sadiku i dha qetësinë Shqipërisë në pjesën e parë të lojës, dje në stadiumin e Shkodrës, me golin e shënuar, por në pjesën e dytë, një gol dhe ndryshimi i lojës së ekipit maqedonas, çorientuan Kombëtaren e Shqipërisë. Ndeshja u ndërpre në rezultatin e barabartë, për shkak të shiut, por Shqipëria që synonte fitoren përballë një kundërshtari më të dobët në fushën e saj, ishte e pakënaqur dhe 15 minutat e sotshme u luajtën për gol.

Goli erdhi nga Bekim Balaj, djali nga Reçi, që e ka nisur karrierën në Shkodër duke e çuar në dy numrin e golave të Shqipërisë në ndeshjen e plotë 90 minuta. Megjithatë, Armando Sadiku, tha sot që ky gol i dytë ishte më i rëndësishëm sesa goli i tij mbrëmë, meqë ky i dha fitoren Shqipërisë.

“Jam në formë të mirë. Kam luajtur disa ndeshje me ekipin dhe jam mirë fizikisht. Jam i lumtur me golin që shënova dje derisa sot u gëzova më shumë sepse ishte goli i tre pikëve. Ishte gol më i rëndësishëm se goli im. Ne po bëjmë punë të mirë, jemi të bashkuar”, ka thënë Sadiku pas ndeshjes. Dhe kjo deklaratë e tregon. Edhe pse të gjithë e dimë, golat vlejnë njëlloj, pa golin dje, ky sot nuk do vlente 3 pikë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button