Shqipëria merr fitoren në “pjesën e tretë”

Minutat e mbetura nga ndeshja e mbrëmshme Shqipëri – Maqedoni ishin me fat për të përzgjedhurit e Gianni de Biasi, pasi vetëm dy minuta para fundit të kohës së rregullt Bekim Balaj ka arritur të shënoj gol për ti dhënë fitoren e parë kuqezinjve në kualifikimet për KB Rusi 2018.

Referi turk e kishte vazhduar ndeshjen për pesë minuta kohë shtesë, që nuk mjaftuan Maqedonia të barazoj për herë të dytë, ndërsa rastin më të mirë e kishte zëvendësuesish Besart Ibraimi, goditjen e të cilit e ndali portieri Berisha. Tani me nga tri pikë në grupin G kanë Spanja, Shqipëria dhe Italia, ndërsa Maqedonia, Izraeli dhe Liteshtajni janë pa pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button