Një turiste e Maqedonisë u mbyt në Korfuz

Turistja 76 vjeçare nga Maqedonia është mbytur në detin pranë qytezës Moraitika në pjesën juglindore të ishullit grek Korfuzit.

Informatën për MIA-n e konfirmoi Zyra për lidhje e Republikës së Maqedonisë në Greqi dhe informon se në rrjedhë është procedura për transferimin e trupit të të vdekurës në Maqedoni.

Disa media greke lajmëruan se gruaja ka qenë në pushim në Korfuz, ku ka arritur me një grup turistësh nga Maqedonia. Sipas informatave parësore, 76-të vjeçarja ka shkuar të notojë menjëherë pas “ushqimit” të rëndë, informon edicioni online i “Impersija”.

Pasi është nxjerrë nga deti, gruaja menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Korfuzit, ku është konstatuar vdekja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button