Zhvillimi i intelegjencës emocionale  dhe kreativitetit te fëmijët

Tani që teknologjia është pjesë e rëndësishme e jetës sonë, kjo gjë është problem.Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse fëmija juaj i humb 2 orë në ditë para televizorit duke larguar përfitimet e dobishme të aktiviteteve shoqërore me femijët tjerë dhe nga interaksioni me prindët. Duke mos marrë pjesë në këto aktivitete, fëmijët nuk do jenë në gjendje të zhvillojnë intelegjencën emocionale, gjë që i bën më të prirë të ngacmohen në shkollë nga fëmijët tjerë.

Si zhvillohet  intelegjenca  dhe kreativiteti tek fëmijët? Kreativiteti tek femijët zhvillohet vetëm nëse u ofrojmë atyre ambientin e duhur ku ata mund të eksplorojnë talentet e tyre.Në të kundërtën ato do të  humbin talentin e tyre..Prandaj fëmijëve duhet patjetër tu ofrojmë hapsirën e duhur që tu mundësojmë të paraqesin çdo lloj aftësie të tyre.Në zhvillimin e ndjenjës sociale (empati) është e nevojshme që ne vet prindërit të jemi model me fjalët dhe veprat tona pozitive!

Zhvillimi i fëmijës është aq misterioz dhe kompleks sa që disa shkencëtarë i kushtojnë një jetë për ta studiuar atë.

Ndërsa sa  i përket zhvillimit të intelegjencës te fëmijët,Dr.Wingett profesor në universitetin e Amerikës Veriore  thotë se në këtë fushë mund të flasim për 8 pjesë të ndryshme të intelegjencës.

Ato janë:fjalët (dëshira e madhe e fëmijëve për të lexuar,apo për të shkruar ), numrat (mbizotrimi i dhëshirës për matematikë), figurat (dëshira për të vizatuar apo pikturuar), muzika ( këndimi apo mësimi i ndonjë instrumenti muzikor) , trupi (aftësia për sporte të ndryshme), natyra (dashuria për bimët dhe kafshët), esenca e individit (dëgjimi i zërit të mbrendshëm) dhe mjedisi (ata fëmijë që anojnë kah mjedisi,kanë aftësi për organizime grupore,etj) pra këto 8 fusha na orientojnë se cilin profesion jemi të aftë ta kryejmë. Një individ i shëndosh njerën prej këtyre duhet ta posedoj patjeter. Mirëpo, është e rëndësishme të zbulojmë se cila prej këtyre fushave mbizotronë më shumë te fëmijët.

Gjithsesi asgjë nuk mund të zëvendësojë eksplorimin e thjeshtë dhe të vjetër si dhe ndërveprimin për të ndihmuar fëmijën tuaj të lulëzojnë intelektualisht. “Bebet nuk mësojnë nga kukullat dhe as nga lodrat,” thotë Gopnik. “Ata mësojnë duke eksploruar botën dhe duke pasur njerëzit që i kushtojnë vëmendje atyre.”

Bisedoni me fëmijën tuaj çdo ditë. Hulumtimet tregojnë se fëmijët, prindërit e të cilëve u flasin atyre gjerësisht që kur janë foshnja kanë nivelin e intelegjencës në mënyrë të konsiderueshme më të lartë dhe fjalorin më të pasur se fëmijët të cilët nuk kanë marrë stimulim verbal.

Mos kini frikë ti jepni fëmijës tuaj disa kohë që të rrijë në mënyrë të pavarur, gjithashtu. Ju mund të pini një kafe ose të bisedoni me një shoqe ndërkohë që ai loz me lodrat e tij. Në fakt foshnjat mësojnë shumë edhe nga dëgjimi i bisedave tuaja me dikë tjetër. Pra, mos kini ndjenjë faji për të biseduar në telefon, ndërsa bebi juaj po luan në dysheme! Ai është duke u zhvilluar gjithë kohës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button