Maqedoni: Paga minimale me të vërtetë është minimale!

Pagat në Maqedoni mund të jenë edhe më të larta, por mbahen niveli i ulët për shkak të papunësisë së madhe, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Në më shumë sektorë të ekonomisë në Maqedoni, ekzistojnë kushte reale që paga minimale të rritet, por niveli i ulët mbahet për shkak të papunësisë së madhe dhe konkurrencës së dobët në tregun e punës. Kështu është qëndrimi i ekonomistëve, pasi që këto politikanët opozitarë e kanë aktualizuar çështjen e pagës minimale, duke thënë se ajo duhet të jetë 12 mijë denarë në të gjitha sektorët e ekonomisë.

Nga ky vit, shuma neto e pagës minimale në Maqedoni është 10.800 denarë, ndërkaq te të punësuarit në departamentit e prodhimtarisë së tekstilit, veshjeve dhe lëkurës është 9.000 denarë.

Kryetari i Sindikatit të Minierave, Energjetikë dhe Industri, Pece Risteski thotë se në Maqedoni ka kushte për pagë më të lartë. Ai thotë se bëhet edhe shkelje e ligjit, pasi që ka raste kur pronarët, pasi që u ja japin pagat të punësuarve, të njëjtët kërkojnë që t’ua kthejnë.

Për dallim nga ato 162 euro të pagës minimale në Maqedoni, shumë më të vogël marrin në Kosovë dhe Shqipëri ku me ligj është e caktuar që paga minimale të jetë 130 euro, gjegjësisht 150. Në Serbi paga minimale është 180 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Mal të Zi është 190 euro, në Kroaci 400 euro, ndërkaq në Slloveni 790 euro. Në Gjermani paga minimale  është 1.700 euro, në Holandë dhe Britani të madhe 1.500 euro, ndërkaq në Francë 1.450 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button