Maqedoni, për gjashtë ditë, pushteti bën shtatë taktika parazgjedhore

Më 31 gusht të këtij viti, liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, konstatuan se 11 dhjetori do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Një ditë pas, partia në pushtet VMRO – DPMNE, filloi me ndryshimet kadrovike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, punësimet në ministri dhe një sërë taktikash përpara zgjedhjeve të parakohshme, njofton Portalb.

Një pjesë e ekspertëve publik dhe partive opozitare këto taktika i vlerësojnë si përcaktues të pushtetit në pozitat më të rëndësishme strategjike në institucione për kontrollin parazgjedhor.

Pa u plotësuar një javë prej nënshkrimit të marërveshjes për zgjedhjet e dhjetorit, partia në pushtet ka filluar me agjendën e saj parazgjedhore:

1 – Më 1 shtator, një ditë përpara se Kuvendi ta votojë Qeverinë Kalimtare, ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dha dorëheqje, ndërkaq për ministër 24 orësh, Kuvendi e emëroi Oliver Andonovin. Kjo lëvizje taktike e pushtetit është bërë që të sigurohen pozitat kyçe në MPB, me kuadro të provuar dhe lojale, gjegjësisht që Çavkov të mund të vendoset në pozitën e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP);

2 – Për drejtor të ri të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) u vendos, Vlladimir Atanasovski, i cili ishte erdhi nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Intelegjencës Financiare;

3 – Më 31 gusht dhe më 1 shtator MPB hapi 26 vende të reja pune në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir, në të cilën u punësuan persona pa konkurs publik. Në mesin e tyre që punësuan ishin bashkëshortja e eprorit të SPB – Manastir dhe kryetari i Unionit të Forcave Rinore të VMRO – DPMNE-së në Manastir, Bojan Dimovski. Sipas informatave jo-zyrtare, në dhjetëra ditët e fundit, në MPB ka pasur rreth 120 të punësuar pa konkurs të shpallur publik, transmeton Portalb;

4 – Në tetor MPB do ta bëjë listën përfundimtare të 600 policëve të rinj, nga gjithësej 3972 kandidatë të cilët janë paraqitur në konkursin e shpallur më 15 korrik të këtij viti;

Më 5 shtator Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë zgjodhi 25 gjykatës të rinj, Gjykatën Themelore, Apelit dhe Suprem. “Menjëherë pasi u caktua data e zgjedhjeve, kanë punuar defterët e të dyshuarve nga VMRO – DPMNE-së dhe nëpërmjet të dëgjuarve nga Këshilli Gjyqësor janëzgjedhur 25 sëarovski gjykatës të rinj. Kot janë gjykatësit e Gruevskit, asgjë nuk e shpëton , do të jep përgjegjësi”, reaguan nga LSDM për zgjedhjen e gjykatësit;

6 – Shpallje për punësim të 128 personave ka publikuar Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Banka Popullore, por edhe ELEM dhe MEPSO;

7 – Pushteti ka për qëllim që përpara zgjedhjeve të 11 dhjetorit ta shfrytëzojë shumicën e Kuvendit dhe ta sjellë buxhetin për vitin 2017, shkruan sot “DË”. “Po e saktë është, ministri Minoski ma ka konfirmuar se Qeveria do përpara zgjedhjeve ta sjell buxhetin për vitin 2017, por me atë ne nuk pajtohemi dhe nuk do ta lejojmë”, ka  deklaruar zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Financave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button