Aksidenti i autobusit të Shkupit në Turqi, MPJ tregon inicialet e viktimës

Së paku një person ka humbur jetën, ndërkaq 38 janë lënduar në mesin e të cilëve edhe dy shoferët në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Turqi, kur një autobus nga Maqedoni, i mbushur me turistë e ka goditur një kamion, njoftojnë mediat turke, transmeton Portalb.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, Boro Mirçevski, për Portalb e ka bërë të ditur identitetin e personit të vdekur në aksident.

“Si pasojë e aksidentit në Turqi, ka vdekur shtetasi i Maqedonisë, 72 vjeçari i lindur në Strumicë N.M. “, tha për Portalb, Mirçevski.

Sipas informatave fillestare, fatkeqësia ka ndodhur në autostradën në afërsi të qytetit “Malkara”. Pas goditjes, autobusi me targa të  Shkupit, sipas mediave i ndërmarrjes “Boga Transport është bllokuar në kamionin me targa turke, gjatë së cilës është zvarritur qindra metra.

Të lënduarit janë dërguar për shërim në spitalin më të afërt në Malkara, ndërkaq ato që kanë kaluar me lëndime më të lehta kanë qëndruar në vendin e ngjarjes. Një grua ka qenë e bllokuar në karriget e pasme të autobusin i cili ka qenë i bllokuar nga kamioni. Ajo me lëndime të rënde ka qenë e transferuar në Spitalin në Kashan. Sipas raportimeve, përveç kësaj gruas, më rëndë të lënduar ka edhe 4 persona tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar aksidentin në fjalë dhe njofton se të gjithë personat që janë të përfshirë në aksident ose të gjitha  të informatat lidhur me gjendjen e udhëtarëve të lënduar mund të fitohen në këto telefona kujdestarë:

Konsullata Qendrore e Republikës së Maqedonisë në Stamboll

Telefoni celular: +90 535 108 5622,
Telefoni: + 90 212 249 99 77; + 90 212 251 22 33
E-mail: [email protected]
Adresa: Inönü Cad., Üçler Apt. No: 12 D 4, Gümüşsuyu, Taksim, İstanbul

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara

Telefoni celular: +905383130343; +905385466691
Telefoni: + 903 12 439 92 08 F: + 903 12 439 92 06
E-mail: [email protected]
Adresa: Karaca sokak 24/5-6 Gaziosmanpasha Ankara

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Telefoni mobil: +38975 237 021
Telefoni: +389 2 3115 266, lokali. 168 Fax: +389 2 3115 790
E-mail: [email protected],  infocentar24/[email protected]

aaaa

aaaaaaa

nova-5

nova-4

nova-3

nova-2

nova

nova-1

aaaaaaaa

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button