Sapuriç: Prerja e pamëshirshme e drunjve të Karadakut të Shkupit ndikoi në përmbytjet

Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltari i Partisë Demokratike Liberale, Zoran Sapuriç në kuadër të pyetjeve për kryetarin e komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, vuri në dukje se në dëmet nga stuhia që e goditi qytetin e Shkupit dhe rrethinën, ndikoi në masë të madhe edhe prerja e pamëshirshme e drunjve të Malsësisë së Karadakut të Shkupit, e cila zgjat për vite me rradhë, kurse institucionet kompetente nuk ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë prerje, njofton Portalb.

Kjo ndikoi në uljen e fuqisë së mbajtjes së rrjedhave të ujërave e deri në shkaktimin e pasojave negative. Duke iu përgjigjur pyetjes së Sapuriçit, Kryetari, Trajanovski u pajtua se kjo prerje merr shtysë gjithnjë e më të madhe dhe se ai dhe organet e Shkupit në të ardhmen do të bëjnë përpjekje shumë më të mëdha në bashkëpunim me autoritetet kompetente për ta parandaluar këtë prerje, thanë sot nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button