Rama: Situatë tronditëse e Akademisë së Shkencave

Kryeministri Edi Rama vuri theksin te “gjendja tronditëse” e Akadamisë së Shkencave gjatë samitit të 11 të Institutit Alb Shkenca.

“Nuk ka regjistër të shqiptarëve që bëjnë shkencë nëpër botë. Shteti ynë nuk di ku ka qytetarët e tij. Duhet të dimë ku janë shkencëtarët në mënyrë që të kontribuojnë në shkencën tonë. Nuk po them që të lënë punët atje ku jetojnë, por të shfrytëzojmë disponueshmërinë e atyre që duan të ndihmojnë”, tha Rama, transmeton Top Channel.

Kryeministri shtoi se shkenca shqiptare mund të bëjë më tepër: “Nuk do të zgjidhim problemet e ngrohjes globale, por shkenca shqiptare duhet të shërbejë për gjërat më bazike”.

Kjo, sipas Ramës, bëhet vetëm nëse Akademia është e atyre që merren me shkencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button