Posta shqiptare me pullë dedikuar Nënë Terezës

Shenjtërimi i Nënë Terezës në datën 4 shtator vjen edhe me pullën e posaçme postare që Posta Shqiptare do të emetojë në nder të saj.

Pulla postare është realizuar nga autori Gentjan Gjikopulli, i cili ka përdorur stilin Rilindas Italian me ngjyrat e ngrohta e sfondin e errët, ndërkohë që drita hyjnore bie mbi veshjen e thjeshte të Nënë Terezës duke njëjtësuar këtë akt shenjtërimi si pjesë të Historisë së Artit dhe asaj Botërore. Kjo pullë është njëkohësisht edhe një vepër artistike e cila vlerëson këtë ditë të shenjtë si një ngjarje shumë të rëndësishme jo vetëm në historinë shqiptare por edhe në atë botërore.

Posta Shqiptare ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare, nëpërmjet së cilës pasqyron ngjarje të rëndësishme historike, kulturore, sportive, shqiptare apo ndërkombëtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button