Shkëndija me fitore të thellë e filloi mbrojtjen e titullit
Shkëndija me lehtësi ka avansuar në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, pasi mundën 11:0 Golemo Konjarin në ndeshjen e 1/16 e cila duhej të luhet më herët por u anulua shkaku i angazhimeve të skuadrës së Liga Evropa. Kanosjen e parë e solli Imeri në minutën e 4-t mirëpo Trajkoski ndali goditjen e tij. Disa sekonda më vonë Juffo depërton në krahë dhe me plasim të saktë shënon për epërsi të Shkëndijës. Vetëm një minutë më vonë Juffo gjendet në zonë me topin, pason për Bojkun i cili me një të majtë precize realizon për 0:2. 10-të minuta më vonë Juffo pason për Zhuniorin, ndërsa braziliani shënon për 0:3. Ndeshja ngjante në një trafik një kahësh kur ‘kuqezinjtë’ vazhdimisht sulmonin portën kundërshtare.
Goditja me kokë e Bojkut u kontrollua nga portieri Trajkoski, pak më vonë goditja e Zhuniorit ndalet në shtyllë, ndërsa tentimi i Imerit nga gjuajtja e lirë shkoi për pak skaj portës. Në minutën e 28-të Juffo nxjer të vetmuar para portës Totren, i cili kalon portierin dhe drejton tooin vetëm në pjesën e jashtme të rrjetës. Ishte e qartë se dallimi në kualitet ishte shumë i madh që i mundësoi trajnerit Akrapoviq pas 26-të minuta lojë të kryejë të tre zëvendësimet për të larguar nga loja Todorovskin, Cuculin dhe Zhuniorin, ndërsa u inkuadruan Kasami, Zejnullai dhe Agushi. Në minutën e 34-t Zejnullai ndalet me faul në zonë, ndërsa penaltinë në gol e konverton Juffo. Në minutën e 38-të rezultati shkoi në 0:5, kur Agushi shënon super gol me goditje nga distanca.
Pak para fundit të pjesës së parë tjetër gol i bukur nga distanca, me autor Ennur Totren. Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë harkon Juffo, ndërsa Imeri me kokë çon epërsinë në 7:0. Braziliani Juffo ishte i disponuar për assite dhe pesë minuta më vonë gjen saktë Imerin që realizon saktë në rrjetën vendase. Në minutën e 79-të aksion i bukur i Totres dhe Zejnullait, ndërsa Totre shënon golin e 9-të në rrjetën e Golemo Konjarit.
Tetë minuta para fundit Zejnullai vetë fiton penalti dhe të njëjtin e konverton në gol për 10:0. Tre minuta para fundit Zejnullai asiston bukur për Imerin, i cili pa problem shënon për 11:0.