Gjimshiti largohet nga Atalanta

E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares, Berat Gjimshiti, vazhdon të jetë në diskutim, pasi hapësirat e pakta për të tek Atalanta kanë bërë që disa klube të shfaqin interes për shërbimet e tij.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serinë B.

Aktivizimi në Serinë B ndoshta nuk do të ishte shumë i preferuar nga futbollisti, por aty ai do të kishte një vend titullari të sigurt, që do t’i jepte mundësinë të qëndronte në formë të mirë sportive dhe do t’i shtonte shanset e aktivizimit si titullar në kombëtaren shqiptare, raporton “Panorama Sport”.

Ndërkohë “Corriere dello Sport” këmbëngul që Gjimshiti do të kalojë në një tjetër skuadër të Serisë A, atë të Crotones, në formë huazimi për këtë sezon.

Skuadra e ngjitur këtë vit në elitën italiane, është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe shqiptari i Atalantës konsiderohet si një mundësi shumë e mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button