Ulje e vogël e çmimit të benzinës dhe naftës

Sonte nga mesnata benzina do të lirohet për një denarë, ndërsa dizeli për një e gjysmë, ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjitikës.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 77.50 denarë për litër, ndërsa ai i EUROSUPER BS-98 do të jetë 79 denarë për litër.

Çmimi i naftës do të bëhet 68.50 denarë për litër,  ndërsa çmimi i vajit ekstra i lehtë EL-1 do të jetë 57.50 denarë për litër.

Çmimi i ri i mazutit M-1 do të jetë 39,384 për kilogram vendosi KRE.

Lajme të ngjashme

Back to top button