Shpërthim në Antalya, dy ushtarë të plagosur

Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi gjatë kalimit të automjeteve të ekipit të xhandarmërisë në Antalya, dy ushtarë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, në Topçam, në autostradën Antalya-Kemer ka ndodhur një shpërthim gjatë kalimit të automjetit të ekipit të xhandarmërisë.

Dy ushtarë që gjendeshin në automjet janë plagosur. Ushtarët e plagosur, pas ndërhyrjes së parë në vendin e ngjarjes janë transferuar në Spitalin Universitar Akdeniz.

Ushtarët dhe policët e dërguar në zonë kanë marrë masa të sigurisë. Në zonë po ashtu janë dërguar edhe ekspertë për çaktivizimin e bombave.

Për shkak të ngjarjes, drejtimi për Antalya i rrugës Antalya-Kemer është mbyllur për qarkullim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button