Biden në Ankara: Doja të isha këtu një ditë pas tentimit të grusht shtetit

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden, i cili këtë mëngjes arriti për vizitë në Ankara, u takua me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë Ismail Kahraman, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të takimit në parlamentin e Turqisë, Kahraman falënderoi Bidenin për vizitën e tij, e cila ndodhi pas përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi.

Biden shprehu keqardhje për tentimin e grushtit të shtetit në Turqi, dhe shtoi: “Doja të isha këtu menjëherë ditën e nesërme”.

Pas takimit Kahraman dhe Biden vazhduan takimin me dyer të mbyllura.

Pas takimit, Biden i shoqëruar nga Kahraman, do të vizitojë godinën e Parlamentit të Turqisë, e cila u dëmtua gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik, të kryer nga organizata terroriste FETO.

Pas vizitës në parlamentin turk, Biden do të mbajë takim bilateral me kryeministrin turk Binali Yıldırım, në pallatin Çankaja. Pas takimit është planifikuar konferencë e përbashkët për media.

Biden do të takohet edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa takimi i tyre do të mbahet në pallatin presidencial në kryeqytetin e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button