Juve tenton Iscon nga Reali i Madridit

Përfshirja e Asensios në formacionin titullar të Realit të Madridit ka nxitur interesimin e Juventusit për Iscon. Klubi italian beson se në momentet e fundit të mërkatos Reali i Madridit do të pranojë transferimin e mesfushorit spanjoll në Torino.

Bardhezinjtë janë të interesuar si për Iscon ashtu edhe për James Rodriguezin, por kampionët në fuqi të Serisë A e kanë të qartë se kolumbiani nuk largohet nga kryeqyteti spanjoll pa 70 milionë euro në arkat e Los Blacos, shumë të cilën është i gatshëm ta paguajë Chelsea. Për këtë arsye torinezët janë përqëndruar vetëm te Isco, pasi cmimi i kartonit të tij nuk i kalon 30-40 milionë euro.

Juventusi ka qenë shumë aktiv gjatë merkatos së verës dhe falë shitjes rekord të Paul Pogbasë te Manchester United, ka ruajtur edhe bilancin e hyrjedaljeve. Ka shpenzuar 157 milionë euro ndërkohë që ka arkëtuar 1 milion më shumë, cka i lejon që të bëjë edhe një sforco tjetër ekonomike për një lojtar cilësor. Atlernativë është edhe Cuadrado, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, pa harruar francezët Matuidi dhe Sissoko, transmeton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button