“Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gulenit”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e kreut të Organizatës Terroriste Fetullahçi, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, në një konferencë të përditshme për shtyp, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ekstradimin e kreut të FETÖ-s, Gülen.

Pasi i është drejtuar pyetja nëse ka ndonjë përditësim në lidhje me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e GülenIT i cili jeton në Pensilvani të SHBA-së Toner tha se “Mund të konfirmojmë se Turqia ka kërkuar ekstradimin e Gülenit.”

Ndër të tjera Toner ka theksuar se në këtë fazë do të vlerësojnë dokumentet dhe materialet në lidhje me ekstradimin dhe ka vënë në dukje se kërkesa në fjalë nuk është në lidhje me tentativën e puçit më 15 korrik.
Duke nënvizuar se nuk mund të japë më shumë informacione në lidhje me kërkesën Toner tha se ekstradimi i Gülenit është kërkuar për “shkak të arsyeve të tjera” jashtë tentativës së puçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button