Ndryshon formati i Champions Leagues, përfitojnë skuadrat italiane

Institucioni më i lartë i futbollit europian UEFA pritet të ndryshojë formatin e Champions Leagues duke garantuar 32 vende në fazën e grupeve të këtij eventi.

Ky ndryshim në Champions pritet të gjenerojë më shumë të ardhura parash të cilat do përfitohen nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Ky ndryshim bëhet fjalë për sezonet 2018-2021, ndërsa UEFA nuk ka komentuar për raportet se ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali do të kenë nga katër skuadra të kualifikuara direkt e në fazën e grupeve.

Skuadrat italiane janë ato që pritet të përfitojnë shumë pasi deri në këto momente vetëm 3 prej tyre kualifikohen në Champions.

UEFA ka thënë se pret që të njoftojë për evoluimin e Ligës së Kampionëve gjatë një konference për media të premten që vjen.

Po ashtu, nga kjo marrëveshje çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve do të përfitojë nga 12 milionë euro, ndërsa fituesi i Champions Leagues mund të fitojë rreth 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button