Chelsea pa tre lojtarë kundër Milanit

Wesley Fofana, N’Golo Kante dhe Hakim Ziyech, pritet t’i mungojnë Chelseat në ndeshjen kundër Milanit që zhvillohet të martën në “San Siro”, raporton Koha.net.

Ky takim është i vlefshëm për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Football-London”, ka raportuar se tre lojtarët, Fofana, Kante dhe Ziyech nuk janë stërvitur me skuadrën të hënën në mëngjes.

Ndërkaq, listës së shumtë mungesave te Milani i është shtuar edhe Charles De Ketelaere, i nuk u stërvit me ekipin në “Milanello” për shkak të një lëndimi muskulor dhe do të mungojë ndaj Chelseat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button