Fitore e vështirë e Realit
Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë por tejet të rëndësishme në garë për titullin e La Ligas, si mysafir i Espanyolit me rezultat minimal prej 1-0.
Pjesa e parë kaloi në dominim të mbretërve, të cilët nuk po arrinin të krijonin raste të mira për shënim, duke parë mbrojtjen mjaftë të fortë të vendasve.
Sidoqoftë, në minutën e 55, Luka Modric harkon nga gjuajtja e lirë, nga e cila Pepe arrin të shfrytëzojë më mirë situatën duke shënuar për epërsinë e skuadrës së tij.
Deri në fund nuk pamë ndonjë gol tjetër, dhe kështu Reali arrin të shënojë fitore minimale por tejet të rëndësishme, duke arritur në kuotën e 47 pikëve, tre më pak se Barcelona dhe Atletico Madridi që janë në vendin e parë.